Dugolli habitet me ftesën nga Komisioni Hetimor: Po du me ditë pse më keni ftu?

Aktuale

Dugolli habitet me ftesën nga Komisioni Hetimor: Po du me ditë pse më keni ftu?

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 17:13
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli, është shprehur i habitur me ftesën nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Dugolli, fillimisht i pyeti anëtarët e këtij Komisioni për arsyen e ftesës për t’u intervistuar, me ç’rast tha se në këtë periudhë ka udhëhequr një dikaster tjetër, atë të Tregtisë dhe Industrisë.

“Po du me ditë pse më keni ftuar? Në nivel qeveritar, ministria e Financave dhe e Zhvillimit Ekonomik është marr me këtë çështje, jo Ministria e Tregtisë”, tha fillimisht Dugolli..

Megjithatë, Dugolli tha se kontributi i tij në këtë fushë ka qenë mbështetja e strategjisë për energji.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, pyeti Dugollin për veprimtarinë e tij si ministër.

“A mundet zotëri Dugolli, nëse keni qenë pjesë e ndonjë komiteti ndërministror, për shitblerje, për privatizim dhe a ka qenë pjesë e bordit të AKM-së. Cila ka qenë veprimtaria jote si ministër në këtë çështje, pra të energjisë”.

E ish-ministri Bujar Dugolli, tha se si ministër veprimet e tij kanë qenë të kufizuara, raporton eo.

“Te sektori i energjisë, Qeveria e Kosovës nuk ka pasur kompetencë në sektorin energjetik dhe të thëngjillit”, tha Dugolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat