Arianit Koci reagon përsëri për rastin në Pejë, ja çfarë kërkon kësaj radhe

Aktuale

Arianit Koci reagon përsëri për rastin në Pejë, ja çfarë kërkon kësaj radhe

Nga: M.H. Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 17:41
Arianit Koci

Ngjarja e rëndë e ndodhur në shtëpinë e pleqëve në Pejë, ka sjellur reagime të mëdha në gjith opinonin publik.

Është avokati Arianit Koci i cili ka treguar një mënyrë që për të minimuzar këto raste, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij duhet të jetë një hetim i thellë gjith ndrrimin e stafit, kamerat e sigurisë si dhe i gjith institucioni.

Asnjë shtëpi e të moshuarve, mos të licensohet, pa e pasur të mbuluar çdo cep të hapësirës, përveç hapësirave që nuk lejohen me ligj”, shton tutje Koci.

Ndër të tjera ai thotë që për të u zbardhur ky rast është i gatshëm që t’i asistoj kujdoqoftë, pa pagesë!

Postimi i plotë

1.

Krimet ndaj të moshuarve por edhe ndaj fëmijëve bonjakë, kanë ndodhur edhe në vende shumë më të zhvilluara.

Por, reagimi i shtetit në të gjitha rastet ka qenë adekuat: i ashpër, preciz, i plotë.

Gjithnjë sipas dispozitave ligjore.

Nuk mundet një krim me u luftu nga ana e shtetit, me shkelje të dispozitave ligjore.

Prandaj, pa eufori, por me vendosmëri! Me dorë të hekurt.

2.

Përveç prokurorisë që po e heton rastin, duhet me u kriju edhe një komision hetimor i cili paralelisht e heton rastin, aq sa i ipet autorizim dhe aq sa e lejojnë ligjet pozitive.

- Komisioni duhet të përbëhet prej zyrtarëve, pjesëtarëve të shoqërisë civile, juristëve eminent dhe profesionistëve të fushave përkatëse.

- Në hetim duhet të futën të gjithē personat që kanë qenë në ndrrim, duke i përfshirë edhe udhëheqësit e atij institucioni.

- Xhirimet duhet menjëherë të konfiskohen dhe të kontrollohen edhe rastet e tjera të ngjashme eventuale.

- Të shfrytëzohet rasti dhe të kontrollohen të gjitha shtëpitë e të moshuarve në Kosovë.

- Të ashpërsohen kriteret për dhënie të licencave.

- Asnjë shtëpi e të moshuarve, mos të licensohet, pa e pasur të mbuluar çdo cep të hapësirës, përveç hapësirave që nuk lejohen me ligj.

P.s

Sipas informatave që i pranova e që nuk pata kohë t’i konfirmoj, zonja qenka nëna e dëshmorit.

Për qëndrim në atë vend po paguajka para të majme.

Përndryshe, jam i gatshëm që t’i asistoj kujdoqoftë për zbardhjen e plotë të këtij apo edhe rasteve tjera eventuale.

Pa pagesë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat