Euractiv publikon 9 pika të propozimit franko-gjerman

Aktuale

Euractiv publikon 9 pika të propozimit franko-gjerman

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Euractiv ka publikuar atë që pretendon të jetë propozimi franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi franko-gjerman ka zënë ballinat e mediave rajonale tash e disa javë, megjithëse fillimisht iu mohua ekzistenca.

Por, për këtë propozim tashmë ka folur edhe kryeministri Kurti por edhe kryekuvendari Glauk Konjufca, derisa ka pasur diskutime edhe me liderët e partive opozitare.

Kurti e vlerësoi si “hap në drejtim të duhur” derisa edhe më optimist ishte shfaqur Glauk Konjufca gjatë një interviste të mbrëmshme. Optimizëm kishte pasur edhe lideri opozitar Ramush Haradinaj.

Çka thonë nenet e këtij propozimi?

Sipas tekstit që e ka parë faqja Euractiv përmes një burimi të besueshëm, shkruhet si vijon:

Neni 1

Kosova dhe Serbia duhet të zhvillojnë marrëdhënie normale e të mira fqinjësore me njëra tjetrën bazuar në të drejta të barabarta.

Neni 2

Kosova dhe Serbia do të udhëhiqen nga aspiratat e tyre të përbashkëta për anëtarësim në BE.

Neni 3

Në përputhje me MSA-në [Marrëveshjet e Stabilizim Asociimit] të nënshkruara nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet asaj kohe ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës. Ata riafirmojnë paprekshmërinë tani dhe në të ardhmen e kufirit që ekziston mes tyre dhe marrin përsipër të respektojnë plotësisht integritetin territorial të njëri-tjetrit.

Neni 4

Kosova dhe Serbia vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga dy palët nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe as të veprojë në emër të saj.

Neni 5

Kosova dhe Serbia do të promovojnë marrëdhënie paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe do të kontribuojnë në sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal në Evropë.

Neni 6

Kosova dhe Serbia vazhdojnë me respektimin reciprok të juridiksionit të secilës palë.

Neni 7

Kosova dhe Serbia deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rregulluar çështjet praktike dhe humanitare në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Ata do të lidhin marrëveshje me synimin për të zhvilluar dhe promovuar në bazë të këtij Traktati dhe për përfitimin e tyre të ndërsjellë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit, marrëdhënieve gjyqësore, postave dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, sportit, mjedisit, mbrojtjes dhe në fusha të tjera. Detajet janë rënë dakord në Protokollin Suplementar.

Neni 8

Kosova dhe Serbia do të shkëmbejnë Misionet e Përhershme. Ato do të vendosen në selinë e Qeverisë përkatëse. Çështjet praktike në lidhje me themelimin e Misioneve do të trajtohen veçmas.

Neni 9

Kosova dhe Serbia pajtohen që ky Traktat nuk do të ndikojë në traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe të lidhura tashmë prej tyre ose që kanë të bëjnë me to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat