Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, duke e cilësuar këtë datë si ditën më të lavdishme të kombit shqiptar.
Përmes një postimi, Haziri ka kujtuar sakrificën e heronjve, guximin dhe trimërinë e tyre, të cilat, sipas tij, kanë shërbyer si udhërrëfyes për gjenerata të tëra.
Postimi i plotë:
Urime festa e madhe e shqiptarëve, 28 Nëntori!
Kjo ditë mbetet dita më e lavdishme e të gjithë shqiptarëve, e cila na rikujton të kaluarën e na jep vullnet për të krijuar sa më mirë të ardhmen e popullit tonë.
Gjaku i heronjve, guximi e trimëria e tyre, kanë qenë udhërrëfyes për gjenerata të tëra, e falë tyre sot shqiptarët kremtojnë këtë ditë në liri të plotë e të bashkuar me njëri-tjetrin.
Urime 28 Nëntori! 🇦🇱🇽🇰