Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje, ja vendimet e marra

Aktuale

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje, ja vendimet e marra

Nga: N.E. Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 19:27
Qeveria e Republikës së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës në mënyrë elektronike.

Përmes një komunikate për shtyp, Qeveria ka njoftuar se pos tjerash kanë ndarë mjete buxhetore mbi 310 mijë euro për mbajtjen e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Vendimet e marra:

“Kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore në shumën prej 5,705,039 eurove. Kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 310,183 euro për mbajtjen e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Rregulloren për Strukturën Organizative të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Kjo rregullore përcakton strukturën organizative të Njësive profesionale të zjarr fikjes dhe shpëtimit, si dhe kriteret themelore të organizimit, gradimit dhe funksionimit të tyre. Vendimin për shpërndarjen e Kuvendit Komunal të Zveçanit dhe Kuvendit Komunal të Leposaviqit për shkak të jo funksionalitetit të tyre dhe si pasojë, pamundësisë së ushtrimit të kompetencave ligjore. Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për nënshkrimin e Marrëveshjes Implementuese ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe Ministrisë së Mbrojtjes në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me atashimin e personelit nga Forca e Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në Ishujt Falklands”, ka njoftuar Qeveria.

Kjo ka qenë mbledhja e 108 e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat