Deputeti i VV-së i ka dy pyetje për Memli Krasniqin

Aktuale

Deputeti i VV-së i ka dy pyetje për Memli Krasniqin

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 00:20
Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi foli për deklaratën e liderit të PDK’së, Memli Krasniqi, tha se ashtu si I tillë, plani franko-gjerman s’duhet të pranohet nga askush.

Rrustemi tha se dëshiron ta dijë se Krasniqi a e ka problemin me përmbajtjen e propozimit, apo me hapat që po merr dialogu.

„Duhet ta gjykojë për elementet e caktuara. Dua ta di a e ka problemin me përmbajtjen si të tillë me propozimin, apo e ka problem me shtegun që po e merr dialogu.

Nuk mund të ketë normalizim tjetër të raporteve mes dy vendeve pa njohje reciproke. Dakordimi i djeshëm, ka pasur pikërisht këtë qëllim që të kthehemi tek marrëveshja finale”, tha Rrustemi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat