Ministrja Donika Gërvalla udhëton për në Londër

Aktuale

Ministrja Donika Gërvalla udhëton për në Londër

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 10:48
Ministrja Donika Gërvalla

Kryediplomatja kosovare,  Donika Gërvalla, ka udhëtuar drejt Londrës, ku pritet të marrë pjesë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Në këtë konferencë Gërvalla merr pjesë me ftesë të Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly. 

Gjatë punimeve të saj, shefja e diplomacisë kosovare do të zhvillojë edhe një sërë takimesh bilaterale me homologë, përfaqësues të ndryshëm të shteteve pjesëmarrëse dhe të organizatave ndërkombëtare. 

Konferenca do të përqendrohet në reagimin global ndaj dhunës seksuale në konflikt, parandalimin e saj, mbështetjen e të mbijetuarve dhe fëmijëve të lindur nga dhuna seksuale në konflikt, si dhe në nxitjen e veprimeve dhe praktikave më të mira për të krijuar përgjegjësi ndaj autorëve të kësaj dhune. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat