E thotë Rama: Njohja përfundimtare do të vijë, Kosova nuk do të presë kaq sa ka pritur

Aktuale

E thotë Rama: Njohja përfundimtare do të vijë, Kosova nuk do të presë kaq sa ka pritur

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 12:14
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se “njohja përfundimtare” e Kosovës “do të vijë”.

Në fjalën e tij para deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë, kryeministri shqiptar tha se Kosova nuk do të presë gjatë.

“Unë besoj se edhe njohja e saj përfundimtare do të vijë më herët sesa vonë.

Kosova nuk do të presë kaq sa ka pritur qysh se ka shpallur pavarësinë për t’u njohur përfundimisht, ndërkombëtarisht dhe për të qenë e pranishme në çdo instancë të gjithë organizimit të përgjithshëm të botës ku ne jetojmë”, tha Rama.

Rama, ka thënë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, nuk janë vetëm vëllazërore por edhe produktive, më shumë se kurdoherë tjetër.

"Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë sot nuk janë vetëm të shkëlqyera, por janë produktive, më shumë se kanë qenë kurdoherë tjetër", tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat