Prezantohet raporti për procesin tarifor të ZRRE-së

Aktuale

Prezantohet raporti për procesin tarifor të ZRRE-së

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 06:50
Foto ilustrim

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Instituti GAP, në kuadër të projektit “Mbështetja e shoqërisë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës” mbajnë konferencën për media “Procesi tarifor në Zyrën e Rregullatorit për Energji, prezantim i raportit tematik”.

Konferenca ka për synim informimin e opinionit publik mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin e konsultimit në ZRRE si dhe ofrimin e rekomandimeve se si procesi i rishikimit tarifor të jetë më gjithëpërfshirës, më i drejtë dhe më i suksesshëm.

Punimi tematik dhe konferenca janë rezultat i implementimit të projektit dhe procesit monitorues të punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat