Balaj për dhunën në familje: Nuk mungojnë ligjet, por zbatimi i tyre

Aktuale

Balaj për dhunën në familje: Nuk mungojnë ligjet, por zbatimi i tyre

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 22:08
Nazlije Balaj

Këshilltarja Politike në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlije Balaj ka thënë se Kosova ka ligje të mira edhe në fushën e Drejtësisë por sipas saj mungon zbatueshmëria e tyre.

Në “Debat Plus”, ajo ka theksuar se përgjegjës për mbrojtjen e viktimave të dhunës, janë prokuroria, gjyqësia dhe policia.

Pos këtyre institucioneve, Bala ka përmendur edhe mbrojtësit e viktimave, qendrat për punë sociale dhe strehimoret, të cilat sipas saj, nuk i kanë kryer punët si duhet.

“Kosova nuk vuan nga mungesa e ligjeve, ne nuk vuajmë as nga aspekti i hartimit të dokumenteve, ajo çka vuajmë është moszbatimi dhe mosveprimi i gjuhës të ashpër ligjore në të gjitha rastet e dhunës në familje…Është një trekëndësh, prokuroria, gjyqësia, policia. Brenda këtyre, udhëzohen ndërmerren të gjitha veprimet për ofrimin e shërbimeve për viktimën. Është që nga marrja e deklaratës e deri te shërbimi i fundit”, ka thënë ajo.

“Në këtë trekëndësh nuk janë vetëm këta të fundit, por janë mbrojtësit e viktimave qendra për punë sociale, strehimoret, të cilat janë në linjë direkte si përgjigje institucionale ndaj çdo rasti që raportohet si dhunë në familje. Për ta proceduar një rast, është e rëndësishme cila shkallë e rrezikshmërisë përcaktohet nga ky trekëndësh”, ka vijuar ajo.

Bala tha se nëse shkalla e rrezikshmërisë nga institucionet përkatëse nuk vlerësohet si duhet, atëherë gjithmonë do të ketë dështim të rasteve, të cilat mund të përfundojnë edhe me fatalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat