Taulant Balla zbulon se çka foli me Thaçin e Veselin gjatë vizitës në Hagë

Aktuale

Taulant Balla zbulon se çka foli me Thaçin e Veselin gjatë vizitës në Hagë

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 13:17
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla ka folur nga Brukseli për takimin prej 7 orësh në dhomat e paraburgimit në Hagë ku takoi ish-komandantët e UÇK-së.

Në një intervistë në “Euronews Albania”, ai tha se të gjithë partnerët e UÇK-së, SHBA-ja, vendet e NATO-s që mbështetën dhe ndërhynë ushtarakisht në Kosovë, janë në krahun e UÇK-së.

“Kam patur mundësinë të diskutojmë me zotin Veseli e Thaçi, sepse takimet ishin me secilin prej tyre, për shumë çështje. Thelbi është fakti që mbi ta nuk rëndon asnjë akuzë të rolit personal të secilit. Është një aktakuzë mbi komandën drejtuese të UÇK, bëhet fjalë për një sulm, baltë që hidhet”.

“Komandantët kanë folur me aktin dhe veprën e tyre gjatë luftës. Edhe nëse do ktheheshin pas do bënin të njëjtat veprime sepse nuk kanë bërë asnjë gabim te vetëm, asnjë akt të paligjshëm”, tha Balla teksa shtoi se do vazhdojnë përpjekjet për rishikimin e rezolutës, për t’i cilësuar të pabazuara të gjitha pretendimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat