Raportohet se është kërcënuar Ganimete Musliu

Aktuale

Raportohet se është kërcënuar Ganimete Musliu

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 18:02
Ganimete Musliu

Zyrtarët shtetërorë, duke përfshirë edhe pozita të larta të shtetit shpesh kanë qenë cak i kërcënimeve nga persona e grupe të ndryshme dhe si rrjedhojë kanë kërkuar ndihmë e mbrojtje nga Policia. 

Për një rast të tillë tashmë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Prishtinë, pas denoncimit të një rasti ku viktimë është një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Burimet e sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për deputeten e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila dyshohet se është kërcënuar nga një qytetar në rrjete sociale.

Sinjali mëson se sipas informacioneve të para, i dyshuari ka kanosur Musliun pas një shkrimi që kjo e fundit ka publikuar në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook.

Kjo bëri që deputetja e PDK-së t’ia mësyjë Policisë për ta raportuar rastin, ku edhe ka dhënë deklaratën e saj para hetuesve policorë.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për inicimin e rastit dhe nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale ‘Kanosja’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit për intervistim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat