Reagon aktivistja që u arrestua në protestën kundër vrasjes së shtatëzënës: Shteti të jetë në anën tonë

Aktuale

Reagon aktivistja që u arrestua në protestën kundër vrasjes së shtatëzënës: Shteti të jetë në anën tonë

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 13:22
Aktivistja Neri Ferizi

Aktivistja Neri Ferizi, që u arrestua të enjten në Prishtinë gjatë protestës kundër dhunës ndaj grave, ka dalë me një njoftim. Bashkë me të u arrestua edhe një aktiviste tjetër, Anita Mjeku.

Ferizi tha se dje janë liruar që të dyja në procedurë të rregullt.

“Të premtën e 1 dhjetorit, pas një aksioni simbolik pranë objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës përgjatë protestës në kundërshtim të vrasjes së Hamide Magashit dhe femicidit në Kosovë, unë jam arrestuar dhe jam dërguar në mbajtje në stacionin policor në Podujevë. Pas meje, është arrestuar edhe aktivistja Anita Mjeku. Dje, nën përfaqësimin e avokates Rina Kika, ne jemi liruar në procedurë të rregullt”, ka shkruar ajo.

Ferizi derisa tregoi për arsyet e protestës, tha se aksionet nuk kanë pasur për cak persona zyrtarë apo civilë.

“Duke qenë se kam marrë telefonata dhe mesazhe të shumta, e ndiejë të arsyeshme t’iu përgjigjem interesimeve tuaja lidhur me aksionin dhe arrestimin. Protesta jonë e përbashkët ka pasur për qëllim kundërshtimin dhe shprehjen e revoltës tonë karshi neglizhimit institucional i cili po rezulton në vrasjen e grave në Kosovë. Ne jemi organizuar rreth besimit tonë që institucionet e Kosovës, përfshirë këtu Policinë, Prokurorinë, Gjykatën dhe Qeverinë, po i kontribojnë riprodhimit të praktikave të dhunshme patriarkale, të cilat në fund edhe po ua marrin jetën grave. E si pjesë të kësaj revolte, ne përgjatë tërë protestës kemi bërë aksione nëpër institucione publike të cilat për qëllim të vetëm kanë pasur alarmimin e urgjencës për trajtimin e vrasjeve të grave me prioritet të lartë shtetëror dhe shoqëror. Aksionet e tona e kanë pasur këtë qëllim dhe asesi nuk kanë pasur për cak persona zyrtarë apo civil”.

“Shteti duhet të jetë në anën tonë në luftën për barazi e drejtësi shoqërore dhe jo të na përndjekë”, ka shkruar Ferizi.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË LIDHUR ME ARRESTIMIN TIM

Të premtën e 1 dhjetorit, pas një aksioni simbolik pranë objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës përgjatë protestës në kundërshtim të vrasjes së Hamide Magashit dhe femicidit në Kosovë, unë jam arrestuar dhe jam dërguar në mbajtje në stacionin policor në Podujevë. Pas meje, është arrestuar edhe aktivistja Anita Mjeku. Dje, nën përfaqësimin e avokates Rina Kika, ne jemi liruar në procedurë të rregulltë.  

Duke qenë se kam marrë telefonata dhe mesazhe të shumta, e ndiejë të arsyeshme t’iu përgjigjem interesimeve tuaja lidhur me aksionin dhe arrestimin. Protesta jonë e përbashkët ka pasur për qëllim kundërshtimin dhe shprehjen e revoltës tonë karshi neglizhimit institucional i cili po rezulton në vrasjen e grave në Kosovë. Ne jemi organizuar rreth besimit tonë që institucionet e Kosovës, përfshirë këtu Policinë, Prokurorinë, Gjykatën dhe Qeverinë, po i kontribojnë riprodhimit të praktikave të dhunshme patriarkale, të cilat në fund edhe po ua marrin jetën grave. E si pjesë të kësaj revolte, ne përgjatë tërë protestës kemi bërë aksione nëpër institucione publike të cilat për qëllim të vetëm kanë pasur alarmimin e urgjencës për trajtimin e vrasjeve të grave me prioritet të lartë shtetëror dhe shoqëror. Aksionet e tona e kanë pasur këtë qëllim dhe asesi nuk kanë pasur për cak persona zyrtarë apo civil. 

Unë konsideroj që protesta dhe mllefi ynë janë legjitim. Gjithashtu, konsideroj që shteti duhet të jetë në anën tonë në luftën për barazi e drejtësi shoqërore dhe jo të na përndjekë. 

Ju falënderoj të gjithave/ëve për solidaritetin e treguar këto dy ditët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat