KQZ: Jemi në pritje të planit operativ të policisë

Aktuale

KQZ: Jemi në pritje të planit operativ të policisë

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Kryeshefi ekzekutiv i sekretaratit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka thënë se janë në pritje të planit operativ të Policisë së Kosovës në lidhje me sigurinë e stafit të KQZ-së për zgjedhjet e datës 18 dhjetor në katër komunat veriore.

"Ne kemi pranuar raportet lidhur me aktivitetet. KQZ ka vlerësuar hapat ligjor që duhet të merren në këtë veprim. Pas caktimit të katër ushtruesve detyre të komisioneve komunale zgjedhore, me kohë KQZ ka dërguar ftesat dhe me datë 28 nëntor ka formuar katër komisionet komunale në katër komunave veriore. I kemi dërguar shkresën MPB-së, Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit. Jeni në dijeni, që javën e kaluar kemi pranuar një shkresë nga ministria e Arsimit, ndërsa nga MPB dhe me Policinë e Kosovës nuk kemi pranuar ndonjë shkresë. Jemi në pritje të planit operativ të Policisë", ka thënë ai. 

Kryesuesi Kreshnik Radoniqi tha se në takimin e sotëm me Policinë e Kosovës, është thënë që nesër bashkë me zyrtarët të shkojnë nëpër zyre. 

Anëtari Sami Hamiti tha se nuk po ofrohen kushtet që të mbahen zgjedhjet. 

"Ata nuk na kanë krijuar kushtet që të mbajmë zgjedhjet. Situata nuk është në favor të asaj që të mbajmë zgjedhjet", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat