Kush e sulmoi Sali Berishën? - Analisti tregon kujt i pengoi protesta paqësore

Aktuale

Kush e sulmoi Sali Berishën? - Analisti tregon kujt i pengoi protesta paqësore

Nga: A.SH Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 18:44
Sali Berisha

Të martën që kaloi u mbajt protestë në Shqipëri e oragnizuar nga Partia Demokratike, në kyre me Sali Berishën, dhe të njejtën kohë mbahej Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Por, protesta shkoi ashtu siç ishte organizuar, me përjashtim të një incidenti, kur një person i panjohur goditi me grusht kreu e demokratëve, Sali Berishën.

Këtë incident e dënuan të gjithë, përfshirë edhe ambasadën amerikane në Tiranë, duke dënuar dhunën.

Analisti Skënder Mulliqi ka thënë se protesta paqësore sikur i pengoi Edi Ramës.

“Është sulmuar në mënyrën më brutale kryetari i PD-së, dhe lideri historik i shqiptarëve, Sali Berisha. Ishte kjo protesta e tretë paqësore e thirrur nga PD-ja. Ky kurs paqësor i protestës sikur i pengoi Edi Ramës, i cili pikërisht në Samitin e Tiranës, gjeti një njeri siç thone në PD, për të goditur Berishën. E ka bërë Rama shumë me paramendim këtë akt barbar, që pas kësaj goditje të eskalon situata, për të fajësuar pastaj për gjithçka Berishën, para përfaqësuesve të 27 vendeve të BE-së në Samit. Kjo është paftyrësia neokomuniste, më e madhe politike në këto 30 vitet e demokracisë liberale në Shqipëri. Për t’i mbuluar të gjitha të zezat e regjimit të tij despotik dhe tiranik, provokoi në Tiranë diçka edhe shumë te keqe”, ka thënë ai.

Ai kritikon ashpër Edi Ramës, duke thënë se e ka varfëruar vendin deri në asht, duke bërë edhe që njerëzit të largohen nga Shqipëria.

“Vendin e shqiponjave e ka vjedhur dhe plaçkitë deri në asht, ka varfëruar dhe i ka larguar shumicën nga vendi, e tash si ka mbetur gjë tjetër vetëm se të mbron pushtetin autokratik, me çdo kusht! Kështu është duke e mësuar miku dhe antishqiptari serbi, Aleksander Vuqiqi, i cili shumë e gëzojë me ardhje vëllaun e tij, Edi Ramën. Pati shumë reagime të njerëzve të mirë të kësaj bote, lidhur me incidentin e rëndë në protestën e 6 dhjetorit. Reagoi edhe Ambasada amerikane në Tiranë e shumë personalitete të njohura të jetës politike dhe të jetës publike. PD-ja përmes një deklarate për opinion, reagojë ashpër ndaj sulmit të kreut të partisë, z.Berisha, duke gjetur edhe fajtorët e mundshëm. E fajësuan për organizim të sulmit kryeministrin Rama dhe Çuçin. Tash e tutje për çdo eskalim të mundshëm të situatës politike dhe të sigurisë, që nuk do të dëshironte askush, dihet fajtori-pushteti i kompremetuar i Edi Ramës!”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat