​Abdixhiku në takim me ambasadorin francez shpreh shqetësimin e LDK-së për situatën në veri

Aktuale

​Abdixhiku në takim me ambasadorin francez shpreh shqetësimin e LDK-së për situatën në veri

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 19:55
Foto nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë për situatën në veri, zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe për procesin e dialogut. “Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Guerot edhe njëherë me shqetësimin e LDK-së për situatën e krijuar në veri të vendit si dhe ritheksoi qëndrimin për koordinim të plotë të institucioneve të Kosovës me partnerët tanë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

“Abdixhiku vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj si dhe ka theksuar që vendi ynë ka nevojë edhe më tutje për mbështetjen e Francës dhe miqve të saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat