Futet në sallën e operacionit polici i plagosur mbrëmë në veri

Aktuale

Futet në sallën e operacionit polici i plagosur mbrëmë në veri

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Është futur në sallën e operacionit polici 40-vejçar i cili u plagos mbrëmë gjatë një aksioni të armatosur në Veriun e Mitrovicës.

Polici në këto momente është duke u futur në sallën e operacionit nga mjekët e QKUK-së. Polici është hospitalizuar në QKUK- saktësisht në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.

Drejtori i kësaj klinike Nazmi Kolgeci i konfirmoi nacionales për procesin e intervenimit.

“Po veç jemi duke hy në sallë me të për operim. Për 2-3 minuta hyjmë në sallë", tha Kolgeci.

E ndëkrohë pak minuta më parë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë dhënë detaje rreth gjendjes së policit që u plagos mbrëmë gjatë një aksioni të armatosur në veriun e Mitrovicës.

Sipas QKUK-së, polici i plagosur në QKUK ka mbërritur sot rreth orës 8:30.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se sot rreth orës 8:30, një pjesëtar i Policisë së Kosovës i lënduar mbrëmë është pranuar në Qendrën Emergjente, pasi kishte marr trajtimin e nevojshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Ekipi i Klinikës Emergjente bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe rasti, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë. Pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale”, kanë deklaruar nga QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat