“Lista serbe të shpallet organizatë terroriste dhe si të tillë edhe SHBA ta vendosë në listën e zezë”

Aktuale

“Lista serbe të shpallet organizatë terroriste dhe si të tillë edhe SHBA ta vendosë në listën e zezë”

Nga: A.SH Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 08:33
Goran Rakiq

Situata në veri në Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar.

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ata të Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd kanë reaguar përmes deklaratave të përbashkëta për situatën në veri të Kosovës.

Ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë kanë kërkuar që menjëherë të largohen barrikadat e vendosura në veri.

Profesori nga Amerika Binak Maxharraj, ka thënë se Lista Serbe është fatkeqësia më e madhe për Kosovën dhe veriun e cila po funkionon sipas kërëesave të Vuçiqit.

Ai thotë se Lista Serbre duhet të shpallet oragnizatë terroriste.

"Lista Serbe”, të shpallet organizatë terroriste.

"Lista Serbe" na doli dardhë me bisht.

Ishte fatkeqësia me e madhe për Kosovën dhe veriun e saj kur u formua e ashtuquajtura "Srpska Lista" e cile rezultoi sipas kërkesës së Vuçiqit por edhe më pëlqimin e krerëve të Kosovës të asaj kohe.

Dhe kjo "Lista Srpska" na doli dardhë me bisht. Krejtë se çka ka ndodhë dhe po ndodhë në veriun e Kosovës është ne koordinim midis saj dhe presidentit te Serbisë Vuçiq me të vetmin qëllim që të krijohen trazira dhe tensione permanente me qëllim që opinioni ndërkombëtar të bindet në kërkesat e Serbisë”, thotë profesori.

Ai edhe rrëmujën që po ndodh në veri, thotë se është e gjitha në koordinim i Listes serbe me Vuçiqin, madje ai shton se bashkësia ndërkombëtare duhet të merret më seriozisht me këtë çështje.

“Edhe rrëmuja e ditëve të fundit, trazirat dhe tensionet deri të dalja e serbëve të veriut nga të gjitha institucionet e deri të përdorimi i armëve dhe bombave dhe bllokimit të rrugëve, është në koordinim i "Lista Srepska" me presidentin Vuçiq si gjeneratori kryesor i krejt asaj se çka po ndodhë në veriun e Kosovës.

Kjo situatë nuk mund të përmiresohet pa lejën e vetë presidentit të Serbisë Vuçiq me të cilin duhet të merret më seriozisht bashkësia ndërkombëtare BE dhe Amerika e mos ta përkdhelin kot sepse bishën sa më shumë ta përkëdhelësh egërsohet edhe më shumë.

Kurse "Lista Srpska" për veprimet e saj terroriste në veri duhet të shpallet organizatë terroriste, kurse si të tillë edhe SHBA të vejë në listen e zezë”, deklaron Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat