Mbyllja e aeroportit, qytetarët s’e dinë nëse do të udhëtojnë sot

Aktuale

Mbyllja e aeroportit, qytetarët s’e dinë nëse do të udhëtojnë sot

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 11:29
Aeroporti “Adem Jashari”

Paraditen e sotme aeroporti ndërkomnëtar i Prishtinës “Adem Jashari” pranoi një kërcënim me bombë. E qytetarë të shumtë po kthehen, por ka edhe shumë që po presin për të marrë përgjigje se a do të mund të udhëtojnë sot apo jo.

Ajshe Jakurtaj, e cila sot pati për të udhëtuar për në Dusseldorf tha se derisa ishin duke i dorëzuar dokumentet, iu thanë që të largohen nga ambientet e aerportit për shkaqe sigurie.

Ajo tha se nuk kanë ndonjë informacion nëse do të mund të udhëtojnë sot apo jo.

Jakurtaj: Nga ora 09:00 jemi duke pritur

“Për Duseldorf kam pas duke i dorëzuar kuferat na thanë me i lënë dhe më dal jashtë dhe jemi nga ora 9 duke pritur këtu… kurgjo hiq veç largohuni për shkaqe sigurie, rrini jashtë tjetër përgjigje nuk kemi ende… nuk e di çka me thënë, mendja nuk ma merr hiç se nuk janë gjasat e mira deri të hyjmë aeroplanat nuk na pranojnë, nuk di çka me thënë”, tha jo.

Edhe Agim Bajrami ka një orë që po pret para aerportit për të ditur se a do të mund të udhëtojësot drejt Gjenevës apo jo.

Ai tha se posa hynë brenda u njoftuan për tu larguar, por që nuk kanë ndonjë informatë tjetër.

Bajrami: Unë s’pata frikë, gruaja po

“Do të udhëtoj… për Gjenevë…alaram për me dal jashtë.. unë jo (nuk pata frikë) shoqja ime po”, tha shkurt ky qytetar.

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara njoftoi se pas pranimit të këtij informacioni udhëtarët dhe personelit janë evakuar dhe janë të sigurt. E në hapësirat e brendshme të aerportit të Prishtinës tashmë kanë arritur njësitët K9. Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës është mbyllur përkohësisht.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat