Vizita e Osmanit dhe Gërvallës në Vatikan, profesori: Është ky një ogur i mirë për shtetesinë e Kosovës

Aktuale

Vizita e Osmanit dhe Gërvallës në Vatikan, profesori: Është ky një ogur i mirë për shtetesinë e Kosovës

Nga: A.SH Më: 23 janar 2023 Në ora: 11:32
Donika Gërvalla dhe Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, do të priten sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Papa Franqesku.

Profesori Enver Bytyçi ka thënë se vizita e presindetes Vjosa Osmani dhe ministres Donika Gërvalla në Vatikan është një ogur i mirë për shtetësinë Kosovës.

Postimi në Facebook:

Vjosa Osmani, se bashku me ministren Gervalla sot jane ne Vatikan. Ato do te takojne Papa Franceskun dhe personalitete te tjera te Selise se Shenjte.

Eshte ky nje ogur i mire per shtetesine e Kosoves. Eshte nje arritje e jashtezakonshme, qe presidentja e Kosoves gjendet sot ne Vatikan, qendren e katolicizmit boteror. Une shpresoj shume se kjo vizite do te sherbeje per te nxit Seline e Shenjte qe ta njohe pavaresine dhe shtetesine e Kosoves!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat