Deputeti i LVV-së e kundërshton Muratin: Falja e 100-eurove nuk është korrekte

Aktuale

Deputeti i LVV-së e kundërshton Muratin: Falja e 100-eurove nuk është korrekte

Më: 27 janar 2023 Në ora: 16:04
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka thënë se ministria është në proces të ligjit të ri mbi tatimet.

Derisa ka thënë se rritja e çmimit të tatimit në pronë ka qenë ligjërisht e obligueshme, ai propozoi në komision që komunat të japin nga 100 euro, për secilin tatimpagues.

“Unë sugjeroj që komunat le t’ua falin 100 eurot e para secilit tatim pagues të tatimit për pronë. Nënkupton nëse merren 15 mijë euro që janë të liruara për banimin primar rezidencial, nënkupton përafërsisht diku 70 mijë euro vlerë shtesë. Pra nëse e marrim pragun 0.15%. Nënkupton që për secilin qytetar, 90 mijë eurot e para do të ishin pa tatim sivjet. Ky është propozimi qe e ka ministria e Financave”, tha Murati.

Kundër këtij propozimi të Muratit është shprehur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

“Më e rëndësishme do të ishte pezullim ndoshta deri në një datë. Të krijonim një komision parlamentar që do të gjente një zgjidhje bashkërisht edhe me komunat. Mendoj që ky propozimi për falje e 100 eurove nuk është korrekt. Është mirë të dakordohemi, që të fillojmë ta rishikojmë ligjin, t’i përmirësojmë gabimet që janë bërë”, ka thënë Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat