Artan Murati jep dorëheqje nga pozita në kabinetin e presidentes Osmani

Aktuale

Artan Murati jep dorëheqje nga pozita në kabinetin e presidentes Osmani

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 14:47
Këshilltari i presidencës, Artan Murati

Këshilltari i presidencës, Artan Murati, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në kabinetin e presidentes, Vjosa Osmani.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Murati, i cili tha se arsyet e dorëheqjes janë private.

“Janë thjeshtë arsye familjare dhe zhvillimit të karrierës për doktoraturë”, ka thënë Murati.

Ndërsa, gjatë ditës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka emëruar si zëvendësshefe të stabit të kabinetit, Learta Hollaj, e cila i ishte bashkuar ekipit të presidentës Osmani në vitin 2020 si këshilltare politike në atë kohë të kryetarës së kuvendit, Vjosa Osmani, teksa edhe e ka falënderuar Muratin për punën.

“Znj. Hollaj iu bashkua ekipit të Presidentes Osmani në vitin 2020 si këshilltare politike e Kryetares së Kuvendit, e para kësaj ishte anëtare aktive e shoqërisë civile dhe punonte në hartimin e politikave në fushën e energjisë, mbrojtjes së ambientit, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm në përgjithësi. Znj. Hollaj studimet bachelor i ka përfunduar në RIT Kosova, ndërsa studimet në nivelin master i ka përfunduar në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest. Znj. Hollaj merr rolin nga Artan Murati i cili ka mbajtur këtë pozitë deri më tani”.

“Presidentja Osmani ka falënderuar z. Artan Murati për punën e tij të palodhshme dhe kontributin profesional në Kabinet përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë, ndërkaq i ka uruar sukses në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional. Presidentja poashtu ka theksuar se do të vazhdojë punën e shkëlqyer me znj. Hollaj për t’i arritur objektivat e Kabinetit të Presidentes dhe avancimit të mëtutjeshëm të punës së Kabinetit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat