​Kurti takon drejtues të Këshillit Amerikan, vlerësohet bashkëpunimi

Aktuale

​Kurti takon drejtues të Këshillit Amerikan, vlerësohet bashkëpunimi

Më: 22 mars 2023 Në ora: 21:56
Albin Kurti priti sot në takim David Patton

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i priti sot në takim David Patton, president i Këshillit Amerikan dhe Michael Kurtis, zëvendëspresident për zhvillim strategjik.

Patton dhe Kurtis shprehën falënderimin e tyre për bashkëpunimin dhe mbështetjen nga Qeveria e Kosovës duke e cilësuar si një investim jashtëzakonisht të vlefshëm për të ardhmen e Kosovës përmes edukimit të të rinjve në top universitetet të ShBA-ve. Të pranishmit e vlerësuan lart bashkëpunimin mes programit KAEF dhe Qeverisë në fusha të ndryshme.

Kurti ritheksoi zotimin e Qeverisë së Kosovës për t’ju hapur rrugë të rinjve për një edukim cilësor si dhe për të ju ofruar mundësi qasjeje në tregun e punës.

“Z. Patton dhe z. Kurtis shprehën falënderimin e tyre për bashkëpunimin dhe mbështetjen nga Qeveria e Kosovës duke e cilësuar si një investim jashtëzakonisht të vlefshëm për të ardhmen e Republikës së Kosovës përmes edukimit të të rinjve në top universitetet të ShBA-ve. Të pranishmit e vlerësuan lart bashkëpunimin mes programit KAEF dhe Qeverisë në fusha të ndryshme. Kryeministri Kurti ritheksoi zotimin e Qeverisë së Kosovës për t’ju hapur rrugë të rinjve për një edukim cilësor si dhe për të ju ofruar mundësi qasjeje në tregun e punës. Këshilli Amerikan ka administruar dhe mbështetur bursa ndërkombëtare për qindra edukatorë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, si dhe studentë dhe nxënës të shkollave të mesme”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat