PDK për qeverinë Kurti: Pa Guvernator, pa Kryeprokuror, pa bord të Trustit

Aktuale

PDK për qeverinë Kurti: Pa Guvernator, pa Kryeprokuror, pa bord të Trustit

Më: 29 mars 2023 Në ora: 13:33
PDK

Nënkryetarja e parë e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të vizionit.

Ajo ka përmendur mungesën e Guvernatorit, kryeprokurorit, dhe bordit të Trustit.

"Një Qeveri pa adresë. Pa ambicje. Pa vizion. Pa Guvernator. Pa Kryeprokuror. Pa bord të Trustit. Pa rritje të pagave. Pa, pa, pa. Papaaaaa", ka shkruar Çitaku.

Kujtojmë, se PDK ka qenë edhe kundër marrëveshjes së Ohrit dhe pranimit të planit franko- gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat