Sulmohen me mjet shpërthyes zyrtarët policorë në veri të Mitrovicës, këto janë detajet e fundit

Aktuale

Sulmohen me mjet shpërthyes zyrtarët policorë në veri të Mitrovicës, këto janë detajet e fundit

Nga: A.SH Më: 2 prill 2023 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është sulmuar nga një mjet shpërthyes në veri të Mitrovicës.

Dyshohet se mjeti i hedhur ndaj Policiës, është shok bombë.

“Me datë 02.04.2023 rreth orës 02:20, gjatë natës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, tek Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve, në drejtim të zyrtarëve policor që ndodheshin në detyrë zyrtare (njësia në pikë statike), nga persona deri tani të panjohur është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes.

Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është - Shok Bombë”, thuhet në njoftim.

Policia është në terren dhe po heton për zbardhjen e rastit, e po ashtu është njoftuar edhe Prokurori.

“Njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si

’Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces.

Policia e Kosovës pavarësisht akteve të tilla nga individ apo grupe të caktuara kriminale mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ruajtjes së rendit, garantimit të sigurisë së qytetarëve pa dallim, si dhe arrestimin dhe sjelljen sa më parë para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar të përfshirë në raste të tilla”, thuhet në njoftimin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat