Tërmkolli kritikon krerët shtetërorë: Rugova do t’i niste letër Speciales në mbrojtje të UÇK-së

Aktuale

Tërmkolli kritikon krerët shtetërorë: Rugova do t’i niste letër Speciales në mbrojtje të UÇK-së

Më: 5 prill 2023 Në ora: 16:04
Melihate Tërmkolli

Ish ministrja dhe deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, i ka kritikuar udhëheqësit e shtetit të Kosovës për siç ka thënë ajo, asnjë fjalë rreth fillimit të procesit të gjykimit në Hagë ndaj ish udhëheqësve të shtetit të Kosovës, raporton teve1.info

Përmes një statusi në Facebook, Tërmkolli ka pyetur se ku po jetojnë udhëheqësit e shtetit.

“Asnjë fjalë nga Presidentja, tani! Asnjë fjalë nga Kryeministri, tani!

Ku po jetojnë përfaqësuesit më të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?!

Presidentja u muar me plotësimin e “stafit” të saj, ndërsa Kryeministri dhe ndihmësit e tij me ”Zajedenicën”!

Turpi ka emër e mbiemër!

Dhe jo vetëm turpi!”, ka shkruar Tërmkolli.

Ajo ka thënë se po të ishte gjallë ish-presidenti Ibrahim Rugova, e pakta që do ta bënte është t’i dërgonte një letër Dhomave të Specializuara në Hagë në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe popullit të Kosovës.

“Po të ishte Presidenti Rugova, e pakta që do të bënte dje, ai do të niste një letër Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së UҪK-së dhe popullit të Kosovës për çlirim nga okupatori gjenocidal serb dhe do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarve. Burrështetasi e patrioti i vërtetë, në rend të parë vë interesin e shtetit!”, ka shkruar Tërmkolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat