Avokati i Krasniqit kërkoi përkthimin e dokumenteve në shqip, prokuroria tha se nuk e ka për obligim

Aktuale

Avokati i Krasniqit kërkoi përkthimin e dokumenteve në shqip, prokuroria tha se nuk e ka për obligim

Më: 10 maj 2023 Në ora: 19:32
Jakup Krasniqi

Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në sallën e gjyqit kanë qenë fizikisht Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Avokati i Jakup Krasniqit, Aydan Elis ka parashtruar kërkesë që në dokumentet që dorëzon prokuroria të përkthehen në gjuhën shqipe, meqë klienti i tij nuk lexon në anglisht.

“Ajo që kemi marrë në lidhje me këtë dëshmitar janë dy dokumente, njëri ka të bëjë me korrigjime, ndryshime me intervista, deklarata, tjetri është material i ri. Këto i janë dhënë mbrojtjes vetëm në anglisht. Dhe është një disavantazh i madh për ne, sepse zotëri Krasniqi nuk lexon në anglisht. Do të na ndihmonte shumë, sidomos kur të marrim udhëzime për këto çështje brenda kohës së kufizuar, nëse do të jenë në shqip që ai të paktën t’i lexojë. Të paktën do të thoja, njëri prej këtyre që ka të bëjë shprehimisht me korrigjime në deklaratat e mëparshme, të cilat kërkohen që të vihen në dispozicion që të mund t’i lexojë i akuzuari.”, ka thënë ai.

Prokurori i specializuar, Matthew Holling ka thënë se nuk e kanë detyrim që të përkthejnë këto dokumente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat