Bajrami akuzon Kurtin se i ka bllokuar mbi 37 milionë euro për komunat

Aktuale

Bajrami akuzon Kurtin se i ka bllokuar mbi 37 milionë euro për komunat

Më: 15 maj 2023 Në ora: 12:05
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka quajtur hipokrizi vendimin e Qeverisë së Kosovës, për ndarjen e 200 milionë eurove më shumë për kryetarët e komunave për vitin e ardhshëm.

Bajrami tha se Kurti i ka bllokuar mbi 37 milionë euro që pesë muaj për komunat e Kosovës.

“I ka blloku 37.5 milionë euro që 5 muaj, të hyra vetanake të komunave, janë qindra tenderë që s’po mund të shpallën: rrugë, ura, ujësjellës, kanalizime, shkolla, çerdhe e shtëpi të shëndetit e ju flet për vitin tjetër.

Kjo më së paku është hipokrizi!”, ka shkruar Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat