Iu përmend familja nga i moshuari për një kontest pronësor, sqarohet Pacolli

Aktuale

Iu përmend familja nga i moshuari për një kontest pronësor, sqarohet Pacolli

Nga: A.SH Më: 16 maj 2023 Në ora: 21:16
Fitore Pacolli

Deputetes së VV-së Fitore Pacollit, iu lakua emri nga një qytetar i Prishtinës rreth një parcele toke, që kishte të bënte me babain e saj.

Qytetari i shtyrë në moshë kishte thënë se babai i saj po dëshiron t’ia marrë tokën.

“Personi i cili flet në video, i padituri, me parashtresë nuk e ka kontestuar pronësinë në këtë palujtëshmëri të paditësit por duke prejudikuar faktin se Blerim Pacolli ka synim, ”të legalizojë rrugën që do të ndan pronat në mes veti”, pra pa kontestuar pronësinë e paditësit.

Zotëriu tregon se fëmijët e tij më kanë kontaktuar. Po, është e vërtetë. Por, ata kanë kërkuar që unë të ndikoj te vëllau im të tërheq padinë në gjykatë. Pra, familja e zotëriut nuk ka interes që çështjen ta zgjidhin përmes gjykatës”, shkruan ndër tjera ajo.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Sot Nacionale paska bërë një "lajm" duke dëgjuar vetëm njërën palë pa kontaktuar palën tjetër. Mos përfshirja e palës tjetër në gazetari njihet si lajm me tendencë, i njëanshëm dhe i jo i plotë. Një lajm i mirë dhe i drejtë do të trajtonte çështjen deri në fund do të kërkonte informata edhe nga gjykata.

Nacionale nuk ka kontaktuar fare me vëllaun tim Blerim Pacolli, pronarin e tokës, apo avokatin e tij dhe as me gjykatën.

Pse?

Sepse qëllimi nuk ka qenë informimi por shpifja dhe denigrimi i personalitetit tim. Përndryshe pse duhet të përdoret emri im kur lënda nuk ka të bëjë asgjë me mua.

Lënda për të cilën flitet në video po trajtohet nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Sipas shënimeve zyrtare pronar legjitim i parcelës kadastrale 1164-1 dhe 1143-0, është Blerim Pacolli tani 10 vite. Prona është blerë në vitin 2014.

I njëjti këtë padi e ka inicuar në gjykatën kompetente në shtator të vitit 2022, për shkak të pengim posedimit.

Pengim posedimi është institute me të cilin vërtetohet se ekziston apo jo pengim posedimi në këtë pronë, dhe në rastin konkret kjo padi nuk ka të bëjë fare me nocionin e vërtetim pronësisë.

Personi i cili flet në video, i padituri, me parashtresë nuk e ka kontestuar pronësinë në këtë palujtëshmëri të paditësit por duke prejudikuar faktin se Blerim Pacolli ka synim, ”të legalizojë rrugën që do të ndan pronat në mes veti”, pra pa kontestuar pronësinë e paditësit.

Zotëriu tregon se fëmijët e tij më kanë kontaktuar. Po, është e vërtetë. Por, ata kanë kërkuar që unë të ndikoj te vëllau im të tërheq padinë në gjykatë. Pra, familja e zotëriut nuk ka interes që çështjen ta zgjidhin përmes gjykatës.

Lënda do të trajtohet në seancën e thirrur me datë 29.05.2023.

Kjo çështje juridike është në procedurë gjyqësore dhe ende palët janë në fazën e administrimit të provave dhe duhet t'i lihet gjykatës të vendos.

Berat Buzhala, shpërndaje edhe këtë postimin tim sikurse videon e njëanshme e tendencioze dhe bëje lajm në Nacionale që publiku të informohet saktë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat