Pal Lekaj: Qeveria Kurti më e dobëta në historinë e shtetit të Kosovës

Aktuale

Pal Lekaj: Qeveria Kurti më e dobëta në historinë e shtetit të Kosovës

Më: 27 maj 2023 Në ora: 10:19
Deputeti i AAK-së Pal Lekaj

Partitë opozitare në Kosovë po vlerësojnë se statistikat e publikuar nga kryeministri Albin Kurti, që për 21 muaj në Kosovë janë punësuar 37 350 persona, nuk qëndrojnë dhe janë mashtrim.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se nuk dinë se nga i kanë marr Qeveria ato statistika, pasi sipas tyre, të dhënat nga tereni janë ndryshe.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, tha se ndërmarrjet ekonomike në vend nuk janë fare të kënaqur sa i përket investimeve e subvencionimeve nga Qeveria.

Ai tha se këto statistika të bëra publike nga Kurti nuk qëndrojnë, pasi sipas tij, të dhënat nga tereni e thonë të kundërtën.

“Sa i përket qeverisë ajo është e thirru që të sheh vetëm pozitivisht, ndërsa nëse dalim në teren dhe i shohim edhe ndërmarrjet ekonomike, duke filluar nga ekonomit familjare, ndërmarrjet e mesëm dhe ndërmarrjet e mëdha e thënë të kundërtën dhe nuk janë fare të kënaqur sa i përket investimeve e sidomos subvencionimit të Qeverisë”, ka deklaruar Lekaj për Ekonomia Online.

“Ajo që vlen të theksohet kjo Qeveri do të mbahet mend për mos pezmatueshmërinë e parasë publike që thuajse as gjë nuk po lëviz. Nuk dijë se nga i kanë marr këto statistika, mirëpo të dhënat që vijën nga tereni qytetarët dhe ndërmarrësit janë shumë, shumë të pa kënaqur me këtë qeveri dhe mund të them që kjo qeveri është qeveria më e dobët në historinë e qeverisej së shtetit të Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat