A do ta zvogëlojë praninë e policisë në veri, deklarohet kryeministri Kurti

Aktuale

A do ta zvogëlojë praninë e policisë në veri, deklarohet kryeministri Kurti

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 14:33
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, nuk ka ndërruar qëndrim për çështjen e veriut, as pas kërkesave dhe sanksioneve të SHBA-së, drejt Kosovës.

Derisa ka deklaruar se tensionet në veri u shkaktuan nga grupet e armatosura të Serbisë, Kurti insiston që të paktën zvogëlimi i  pranisë së Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale atje, ndodhë atëherë kur të largohen këto banda kriminale.

”Unë natyrisht që mund ta paramendoj zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës nëpër ndërtesat e komunave në veri, atëherë kur të largohen këto banda kriminale të nacionalizmit e shovinizmit të djathtë ekstrem, të cilat e adhurojnë Millosheviqin e Putinin”.

”Ato, ose le të shkojnë në Serbi, ose duhet t’i çojmë në burg”.

”Mirëpo, nuk ka mundësi që ne të mos i mbrojmë asetet dhe ndërtesat e Republikës nga bandat e tilla. Kur ato të largohen ose mbyllen, ne do të mund ta zvogëlojmë prezencën”.

Kujtojmë që SHBA vazhdimisht ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të largojë praninë e Policisë së Kosovës nga komunat në veri dhe t’u gjejë kryetarëve shqiptarë të zgjedhur lokacion jashtë objekteve komunale për t’i kryer detyrat e tyre.

Veç kësaj, sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, u kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë zgjidhje për qetësim të situatës, dhe t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat