Berisha: Rama ndihmës i Vuçiq, i ka futur thika pas shpine Kosovës

Aktuale

Berisha: Rama ndihmës i Vuçiq, i ka futur thika pas shpine Kosovës

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 14:42
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha teksa ka komentuar tensionet në Veri të Kosovës, e ka cilësuar situatën “më kritike se asnjëherë më parë që nga lufta e çlirimit të Kosovës”.

Nga ana tjetër, sipas Berishës, rivali i tij Edi Rama ka qenë një ndihmës i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Mendoj se situata në veriun e Kosovës, plumbat e bandave serbe në jelekët, por edhe plagosjet e ushtarëve të KFOR-it dëshmojnë se aty situata është më dramatike, më kritike se asnjëherë më parë që nga lufta e çlirimit të Kosovës. Mendoj se kjo shënon një degradim të paralajmëruar të gjendjes në veriun e Kosovës, të paralajmëruar për ata që e kanë të qartë se nacionalizmi serb në të gjithë qenien, ekzistencën, projektin e tij ka vetëm Serbinë e madhe dhe nuk ka asnjë projekt tjetër. Edi Rama ka qenë këto vite një ndihmës i shpifur i Aleksandër Vuçiç dhe ka futur thika pas shpine Kosovës në çdo moment. Në këtë kontekst, mos harroni fjalët e tij. “kur të fillojë lufta do më kërkoni mua që t’ju ndërmjetësoj tek vllai Vuçiq. Edi Rama është një aset i shpifur në duart e Vuçiçit”.

Reagimet e ndërkombëtarëve Berisha i sheh me skepticizëm nëse ato mund të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin dhe paqen në rajon. “Druaj se dënimet dhe sanksionet ndaj Kosovës lexohen si inkurajim nga nacionalisti i verbër Vuçiç ndaj jam skeptik që ato mund të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin dhe paqen në rajon”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat