​U raportua për shpërthim në veri, Policia: Maturantët hedhen mjete piroteknike

Aktuale

​U raportua për shpërthim në veri, Policia: Maturantët hedhen mjete piroteknike

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 17:21 Përditësuar në ora: 18:50 më 03.06.2023
Pamje nga veriu

Policia: Maturantët hedhen mjete piroteknike

Një shpërthim është raportuar në veri të Mitrovicës para pak minutash.

Megjithatë, Policia e Kosovës ka sqaruar se maturantët serbë kanë festën e tyre dhe me këtë rast kanë hedhur mjete piroteknike.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i ka thënë KosovaPress-it, se sipas informatave që ata kanë janë hedhur mjete piroteknike nga maturantët të cilët kanë festën e tyre.

Përndryshe, u raportua se ai shpërthim është dëgjuar edhe në jug të Mitrovicës.

Shpërthim i fuqishëm në veri

Një shpërthim ahumë i fuqishëm ka detonuar veriun e Mitrovicës rreth pesë minuta më parë.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që u dëgjua edhe në jug të Mitrovicës.

Ende nuk dihet se çfarë mjeti shpërtheu ose lokacioni i saktë i shpërthimit.

Media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe ndodhet në pritje të informatës zyrtare.

Kujtojmë se sot është dita e gjashtë e protestave të serbëve në komunat veriore ku janë zgjedhur kryetarët e rinj shqiptarë, gjersa një shpërthim i njejtë është dëgjuar edhe mbrëmë në ora 01:30 në mesnatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat