Haradinaj: Kursi i Kurtit ishte e ditur që do ta sjellë situatën në një konflikt

Aktuale

Haradinaj: Kursi i Kurtit ishte e ditur që do ta sjellë situatën në një konflikt

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 21:18
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kursi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ishte të krijojë një palë për konflikt.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet për zhvillimet në veri të vendit, Haradinaj ka thënë se për fat të mirë nuk ndodhi asnjë konflikt.

“Kursi që ka marrë Qeveria Kurti dhe vetë Albin Kurti me mos bërjen palë të amerikanëve që nga koha e tabelave e në vazhdimësi ka qenë e ditur që do ta sjellë situatën në një konflikt, për fat të mirë konflikti nuk ka ndodhë dhe nuk do të ndodhë”, tha Haradinaj.

Ndryshe, me 45 minuta me vonesë, tashmë ka nisur takimit në mes të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat