Haradinaj: Sonte në mesnatë me thirrë një seancë parlamentare me shkarku Kurtin, e pshton Kosovën prej pasojave tjera

Aktuale

Haradinaj: Sonte në mesnatë me thirrë një seancë parlamentare me shkarku Kurtin, e pshton Kosovën prej pasojave tjera

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 22:14
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në emisionin “Debat Plus” ka thënë se sot po ndodh një shqetësim për sigurinë e vendit dhe është duke ndodh një shqetësim i partnerëve tanë në sigurinë në ne si “partnerë të pabesueshëm”.

“Për logjikën time, shkuarja e Kurtit është një porosi për t’u ndalur ndëshkimet për Kosovën, mos të vazhdojë më goditja për Kosovën, nuk besoj që ka mënyrë tjetër”, ka thënë Haradinaj.

“Shkarkimi i tij (Kurtit) mund të shpëtonte edhe Kurtin prej ndonjë pasoje personale sepse nuk është më ai që ka faj.

Vazhdimi i kësaj gjendje sipas bindjes sime është me dëme, me pasoja, me humbje për Kosovën, sonte në mesnatë me thirrë një seancë parlamentare me shkarku Kurtin,… e ‘pshton’ Kosovën prej pasojave tjera”, ka thënë tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat