Escobar: Qeveria Kurti e ka një draft për Asociacionin, por s’do ta paraqesë

Aktuale

Escobar: Qeveria Kurti e ka një draft për Asociacionin, por s’do ta paraqesë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 16:08
Foto nga takimi

I dërguari i posaçëm e ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Qeveria Kurti e ka një draft për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por nuk do ta prezantojë atë.

Gjatë një takimi me gazetarë, ai ka theksuar se Qeveria Kurti duhet që menjëherë të dalë me një draft për Asociacionin.

“Ata duhet të paraqesin menjëherë një draft që do ta sjellë atë në jetë. Tani, menjëherë dhe ata e kanë një, ata thjesht nuk duan ta paraqesin atë”, ka thënë Escobar.

Tutje, ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të fokusuar në gjeneratat e reja dhe re retorika nacionaliste dhe populiste e të kaluarës duhet të lihet prapa.

“Mendoj se në vende si Bosnja dhe Hercegovina, ju shihni vazhdimin e politikës së rivalitetit etnik. Politikanët përmes populizmit dhe nacionalizmit, kontribuojnë në këtë dhe ky është mesazhi i vetëm për njerëzit”, ka shtuar ai.

“Duhet ta lëmë pas atë periudhë; duhet të fillojmë të flasim jo për ndarje etnike, por për pajtim ndëretnik dhe për gjërat që na bashkojnë”, ka theksuar emisari i ShBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat