10 ditë nga rrëmbimi i policëve, Vela: Rrëmbimi i tyre është një dëshmi e politikës agresive të Vuçiqit

Aktuale

10 ditë nga rrëmbimi i policëve, Vela: Rrëmbimi i tyre është një dëshmi e politikës agresive të Vuçiqit

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 12:59
Blerim Vela

Shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka rikujtuar se kanë kaluar 10 ditë që kur tre policët kosovar u rrëmbyen brenda territorit të Kosovës, nga serbët.

Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.

Përmes një postimi në Twitter tha se rrëmbimi i tyre është dëshmi e politikës agresive të Vuçiqit ndaj fqinjëve.

“Kanë kaluar 10 ditë që kur 3 policë të Kosovës janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, nga regjimi i Serbisë. Vuçiq duhet t’i lirojë urgjentisht dhe pa kushte’’ tha Vela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat