Videoja e LVV-së, Musliu: Kosova më së paku ka nevojë për video, nga ky Kryeministër pritet gjithçka

Aktuale

Videoja e LVV-së, Musliu: Kosova më së paku ka nevojë për video, nga ky Kryeministër pritet gjithçka

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 21:08
Ganimete Musliu

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu si jo rrallëherë ka kritikuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti por kësaj radhe, kritikën e nisi për videon e publikuar nga partia e tij së fundmi.

Në “Debat Plus”, Musliu ka deklaruar se videoja e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje do duhet të ishte një video që tregonte punën më shumë se dy vjeçare të Qeverisë Kurti.

Të njëjtën, Musliu e cilësoi si “të panevojshme”.

“Gjendja në të cilën gjendet vendi ynë, më së paku ka nevojë për video të tilla por nuk jemi rastësisht këtu ku jemi sepse nga ky Kryeministër dhe nga kjo qeveri pritet gjithçka. Kjo qeveri si në opozitë si në pushtet, ABC-në e punës së tyre e kanë propagandën, linçimin e kundërshtarve të vet, e kanë gënjeshtrën, mashtrimin dhe vet faktin se pas dy vite e gjysëm ta kemi videon ku kryeministri dhe qeveria paraqet projektet për punën dy vjeçare të bërë, ai edhe këtë rast merret me propagandë…nuk presim diçka tjetër nga ky demagogë i klasit të parë  dhe llojit të veçantë”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat