Nagavci tha se UP bëhet me statut të ri, vjen demanti i Gjinovcit

Aktuale

Nagavci tha se UP bëhet me statut të ri, vjen demanti i Gjinovcit

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 22:03
Rron Gjinovci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci njoftoi pak më parë përmes rrjetit social Facebook  se Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës sot ka miratuar Statutin e rishikuar.

Ndaj ministres Nagavci pa vonesë reagoi anëtari i Komisionit për Statutin e UP-së, Rron Gjinovci i cili demantoi se puna ka përfunduar.

Postimi:

“Është mirë dikush me informu Ministren e Arsimit që puna e Komisionit për Statutin UP-së (ku bëj pjesë) nuk ka përfundu, prandaj nuk ka nevojë me u ngutë me marr kredite që s'i takojnë, madje edhe kur përfundon puna”, shkroi ai në fb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat