Gashi “godet fort” liderët e opozitës, “zbulon” çka presin ata nga Albin Kurti

Aktuale

Gashi “godet fort” liderët e opozitës, “zbulon” çka presin ata nga Albin Kurti

Nga: N.E Më: 12 shtator 2023 Në ora: 19:45
Ramush Haradinaj- Lumir Abdixhiku- Memli Krasniqi

Analisti Lirim Gashi ka reaguar ndaj qasjes së liderëve të opozitës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gashi i pyet ata se çfarë duan nga Albin Kurti, gjersa shton se politikanët dominues të pasluftës e kanë trajtuar shtetin e tyre si pronë private.

Sipas tij, ata kanë ndihmuar banditët, kriminelët dhe kuislingët në krye të shtetit të tyre.

Gashi madje i quan “bastardë” pushtetet e kaluara , duke shtuar se ata duan nga Kurti “ta pastrojë pisllëkun e tyre, t'i marrë përsipër të gjitha mëkatet e tyre dhe mundësisht t'ua hap atyre rrugën për rikthim në pushtet, duke ua shtruar me asfalt dhe mbuluar me tapet të kuq.

Shkrimi i plotë:

ÇFARË PRESIN LIDERUCAT E OPOZITËS NGA ALBIN KURTI ?

Kur një ndërmarrje publike falimenton për shkak të një drejtori hajdut dhe mashtrues, që e ka trajtuar gjatë gjithë kohës si pronë private dhe më pas e ka dërguar në një ankand publik, ku ka shumë të interesuar për ta blerë me çmim të lirë, çfarë mund të bëjë një ekspert ligjor i ndershëm, i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm, që merr përsipër ringjalljen e saj ?

Ai analizon mundësitë reale të arritjes së qëllimit të tij fisnik, duke e ngritur vigjilencën e tij në maksimum, për të gjetur një blerës serioz dhe të përgjegjshëm, i cili është gati të nënshkruajë një kontratë ligjërisht të detyrueshme, të cilës duhet t'i qëndrojë besnik deri në detajet më të imta, përndryshe e humb pronësinë.

Politikanët tanë dominues të pasluftës e kanë trajtuar shtetin e tyre si pronë private, të cilin mërgimtarët tanë e kanë shpëtuar nga falimentimi me kontributet e tyre private financiare dhe me pagesat e doganave të shtrenjta dhe taksave të ndryshme.

Përveç kësaj, ata padashur kanë ndihmuar banditët, kriminelët dhe kuislingët në krye të shtetit të tyre, për ta ruajtur një paqe sipërfaqësore shoqërore, sepse nuk e kanë lënë popullin e tyre të vuajë nga uria dhe t'i dërgojë në ferr të mallkuar.

Çfarë kanë bërë këta bastardë?

Përveç që e kanë plaçkitur popullin dhe shtetin e tyre, një pjesë të territorit shtetëror e kanë nxjerrë në ankand publik në negociatat e Brukselit, ku blerësi i vetëm ka qenë Serbia.

Në fakt, Serbia nuk ishte as blerëse, por marrëse e dhuratës së tyre bujare për shkak të gjenocideve të njëpasnjëshme ndaj popullit të tyre.

Lind pyetja:

A i kanë paguar qytetarët e këtij shteti përfaqësuesit e tyre në organet më të larta shtetërore për t'i dhënë dhurata Serbisë apo për t'i mbrojtur interesat e tyre?

Çfarë presin tash liderët e opozitës nga Albin Kurti ?

Ta pastrojë pisllëkun e tyre, t'i marrë përsipër të gjitha mëkatet e tyre dhe mundësisht t'ua hap atyre rrugën për rikthim në pushtet, duke ua shtruar me asfalt dhe mbuluar me tapet të kuq ?

Mutin ja honkshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat