Gërvalla falënderon Blinkenin për ftesën, thotë se Kosova është e gatshme të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm

Aktuale

Gërvalla falënderon Blinkenin për ftesën, thotë se Kosova është e gatshme të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 23:39
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë që Kosova është e gatshme për të kontribuuar edhe në fushën e teknologjisë.

Gërvalla ka marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të bashkuar ku është diskutuar për Inteligjencën Artificiale si përshpejtues i arritjes së qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm.

“Faleminderit sekretar [Antony] Blinken që ftuat Kosovën në një ngjarje të rëndësishme anash Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar se si IA-ja mund të ndihmojë në Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

“Kosova dhe sektori i teknologjisë së komunikimit dhe informacionit janë gati për të kontribuuar në atë fushë të rëndësishme bashkë me partnerët tanë anembanë globit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat