Haziri: Roli i Listës Serbe në qeverisjen e LDK-së nuk do të jetë siç është, do t’i kundërvihemi me politikë të mençur

Aktuale

Haziri: Roli i Listës Serbe në qeverisjen e LDK-së nuk do të jetë siç është, do t’i kundërvihemi me politikë të mençur

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 19:53
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka kërcënuar kryeministrit e Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Ai i ka thënë Kurtit se koha do ta dëshmojë se kush do ta pësojë dhe do ta paguajë në fund.

Lidhur me deklaratat e Radoiçiqit ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri tha se nuk duhet t’i marrim për bazë deklaratat që vinë nga Serbia.

Ai tha se roli i Listës Serbe në qeverisjen e LDK-së nuk do të jetë siç është, do t’i kundërvihen me politikë të mençur.

“Duhet të shkarkohemi plotësisht nga deklaratat pozicionet e angazhimet e Serbisë brenda dhe jashtë, Serbia natyrshëm do të vazhdoj të punoj me destabilizuar Kosovën ka me vazhduar të ushqejë këtë politik që po e ushqen tash e 20 vite ne nuk duhet të mërzitemi ne duhet t’i kundërvihemi me politikë të mençur durim e ligj se nuk do të kenë hapësirë në asnjë mënyrë në një qeverisje të LDK që roli i tyre me qenë çfarë është tash”, deklaroi ai.

Haziri thotë se nuk është pritë dita kur do të sanksionohet Kosova për qasjen në dialog.

“Kosova është në masa ndëshkuese sot se nuk është lajm në Bruksel që Serbia me qenë nën masa. Kosova me ardh në një nivel ku ndëshkohet me masa për qasjen e saj në dialog kjo ditë nuk është pritë, marrëdhëniet e tensionuara me NATO dhe çdo institucion tjetër kredibil që Kosova i ka pas si shtëpi shpëtimi kjo nuk është pritë”, theksoi Haziri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat