Paralajmërimi i ish-gjeneralit: Duhet të armatosemi dhe ne, Serbia po përgatit diçka

Aktuale

Paralajmërimi i ish-gjeneralit: Duhet të armatosemi dhe ne, Serbia po përgatit diçka

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 10:00
Armatimi i konfiskuar në Zveçan

Ish-ministri i Brendshëm, dhe ish-gjenerali Sandër Lleshaj tha në emisionin Review në Euronews Albania se Kosova duhet të vijojë rrugëtimin e vet si shtet i pavarur i njohur nga mbi 100 shtete, pa u shqetësuar për njohjen nga Serbia.

Kjo, sipas tij duhet të bëhet përmes kontrollit të plotë të territorit dhe vendosjes së një statusi qartë, të njohur botërisht për pakicat serbe.

Lleshaj u shpreh se Kosova duhet të krijojë kapacitetet e saj për mbrojtjen e kufijve, ashtu siç duhet të bëjë edhe Shqipëria, që siç tha duhet të jetë gjithmonë e përgatitur për një opsion tjetër përveç paqes në Ballkan.

“Kosova duhet të krijojë kapacitetet e saj për ruajtjen e territorit të vet. Ashtu sikundër Shqipëria duhet të jetë gjithmonë e përgatitur për një opsion tjetër përveç paqes në Ballkan. Erërat nuk janë domosdoshmërish të paqes ato që fryjnë. Armatimi serioz dhe i vazhdueshëm i Serbisë është sinjal i qartë se Serbia ka një plan të caktuar për ta zgjidhur me armët që ka grumbulluar. Çdo përshkallëzim i situatës në Kosovë do ta përfshijë Shqipërinë qoftë si NATO apo qoftë edhe vetëm si Shqipëri”, tha Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat