Muja beson se rreziku në veri nuk ka kaluar ende

Aktuale

Muja beson se rreziku në veri nuk ka kaluar ende

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 21:24
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja vlerëson se rreziku në veri ende nuk ka kaluar.

Ai thotë se integriteti territorial i Kosovës është i sfiduar çdo ditë.

“Unë nuk besoj që ka kalu rreziku. Në fakt Kosovën ende unë e konsideroj të sfiduar, integritetit tonë territorial, sigurinë tonë të brendshme, çdo ditë e konsideroj të sfiduar, përderisa forcat e njëjta vazhdojnë të jenë në Serbi. Unë gjykoj që pas dështimit të aksionit me njerëzit e gjelbër që e kishin, ishte dështim spektakolar i tyre. Rreziku te ne nga sfidat e brendshme mund të jenë të izoluara, jo në formë siç ishin atë ditë, por mund të jenë raste të izoluara, por për mua, sado që kjo mund të manifestohet si një lloj qetësie, ajo çka mu më shqetëson është që potenciali në skenarin e tyre të eskalimit është vetëm një, është ndërhyrja tash e drejtpërdrejt”, deklaroi ai.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup kriminelësh serbë në Banjskë të Zveçanit, me ç’rast mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe është bërë thirrje që fajtorët të sillen para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat