Ramabaja i reagon Hazirit, ia kujton marrëveshjet që kishte nënshkruar me Hashim Thaҫin

Aktuale

Ramabaja i reagon Hazirit, ia kujton marrëveshjet që kishte nënshkruar me Hashim Thaҫin

Nga: H.O. Më: 23 tetor 2023 Në ora: 19:30
Hashim Thaci, Lutfi Haziri/ Ilustrimi: Bota sot

Profesori universitar, Sadri Ramabaja në një postim të tij në Facebook ka komentuar deklaratën e fundit të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri. Ky i fundit ka thënë se zhvillime shokante do të vijnë për Lëvizjen Vetëvendosje gjatë ditëve të ardhshme.

Ramabaja ka thënë se “LDK-ja, nënkryetar i së cilës sot është Lutfi Haziri, kryetari i së cilës Isa M., në cilësinë ekryeministrit, ka dialoguar për dokumentin e titulluar "Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë - Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore", duke e nënshkruar në fund më 25 gusht 2015”.

Ramabaja më tutje shkruan se ‘marrëveshjen e parë të prillit  2013, e cilësuar si Marrëveshje e parimeve, e kishte nënshkruar ish kryeministri Hashim Thaçi, ndërkaq ajo ishte ratifikuar në Kuvend si marrëveshje ndërkombëtare, duke u shndërruar në ligj. Lutfi Haziri ishte njëri nga nënshkruesit e asaj marrëveshje, që do ët shndërrohej në ligj, siç ishin të gjithë deputetët e LDK-së”.

Postimi i tij i plotë:

Kur VV-në e sulmon Lutfi Haziri - figura më tragjikomike e skenës sonë politike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, duke komentuar vizitën e pesëshes perëndimore në Prishtinë  konludon me gjuhë triumfuese:

”Zhvillmet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit, por nuk ka asgjë më fantastike se realiteti... Zgjedhjet në Veri dhe draft -statuti i Asociacionit menjëherë, do të shokohen besimtarët e Kurtit..."

Mjerimi politik nuk ka kufij!

Forca politike - LDK-ja, nënkryetar i së cilës sot është Lutfi Haziri, kryetari i së cilës Isa M., në cilësinë ekryeministrit, ka dialoguar për dokumentin e titulluar "Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë - Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore", duke e nënshkruar në fund më 25 gusht 2015. Më pas, për javë të tëra ai dhe shpura e tij titiste kanë trumbetuar vazhdimisht në të gjitha studiot tona televizive, duke këmbëngulur se marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën!

Siç dihet Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e saj të datës 21 dhjetor 2015, në Rasti nr. K0130/15, 22 për nene të kësaj marrëveshje ka pohuar se bien ndesh me germën dhe frymën e Kushtetutës. Me atë rast Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vlerësuar taksativisht se parimet e Asociacionit nuk janë plotësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, përkatësisht me Nenin 3 mbi “barazinë para ligjit” dhe me kapitujt “të drejtat dhe liritë themelore” dhe “të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre”.

Marrëveshjen e parë të prillit  2013, e cilësuar si Marrëveshje e parimeve, e kishte nënshkruar ish kryeministri Hashim Thaçi, ndërkaq ajo ishte ratifikuar në Kuvend si marrëveshje ndërkombëtare, duke u shndërruar në ligj.

Lutfi Haziri ishte njëri nga nënshkruesit e asaj marrëveshje, që do ët shndërrohej në ligj, siç ishin të gjithë deputetët e LDK-së!

Marrëveshja e vitit 2015 përbëhej nga 22 pika, të cilat specifikojnë kornizën ligjore, objektivat, strukturën organizative, marrëdhënien me autoritetet qendrore, buxhetin dhe mbështetjen.

Por, Haziri para se ta nënshkruante atë marrëveshje për krijimin e Asociacionit me aq kompetenca ekzekutive, që de fakto, e shndërronte atë në Republika Srbska 2, kishte kontribuar fuqishëm, në kuadër të delegacionit gjatë arritjes së Marrëveshjes së Vjenës {2007] dhe më tej në të ashtuquajturin proces të decentralizimit të Kosovës, përmes të cilit, sidomos harta e Anamoravës qe shndërruar në lëkurë leopardi.

Falë asaj marrëveshje, sot ekzistojnë gjithsej dhjetë komuna në Kosovë që janë të banuara me shumicë serbe. Gjashtë prej tyre ndodhen në jug të lumit Ibër – Graçanica, Novobërda, Shtërpca, Ranillugu, Kllokoti dhe Parteshi – përderisa katër të tjera, që i lidh territori, ndodhen në veri të tij – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku.

Vetëm individët që kanë këtë trajektore politike me akte të kësaj natyre penale, e që për model kanë kolaboratorët e tipit të Xhafer Devës e Isa Mustafës, ngatërrojnë ideologjinë me Shtetin dhe shndërrohen në figura tragjikomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat