Eskalon Sami Lushtaku ndaj Albin Kurtit: Ai do të ikë nga Kosova

Aktuale

Eskalon Sami Lushtaku ndaj Albin Kurtit: Ai do të ikë nga Kosova

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 19:16
Sami Lushtaku dhe Albin Kurti

Kreu i PDK-së, dega në Skenderaj, Sami Lushtaku hodhi akuza të rënda kundrejt kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar atë si argat të Serbisë.

Këto komente Lushtaku i bëri ndërsa dha vlerësimin kritik për draftin evropian të statutit të asocionit, për të cilin dokument janë pajtuar Kurti dhe Vuçiq në Bruksel.

Lushtaku, është i bindur se tashmë marrëveshja në terren ka nis të zbatohet.

“Nuk dyshoj që skenari Vuçiq-Kurti ka ndodhë nga targat, një skenar i përgatitur mirë në Beograd. Marrëveshja ka filluar ta zbatohet”.

“Këto janë mendimet e Sami Lushtakut. Kurti është argat i Serbisë, pikë. Partitë politike duhet me qenë më të qarta, koherente dhe të qëndrueshme”, pohoi kryrtari Lushtaku, që drejton degën e PDK-së në bastionin e këtij subjekti politik”, tha ai.

“Çka e lidhë Albin Kurtin me Kosovën. As të ardhmen nuk e sheh në këtë vend. Tash ta shohin njerëzit, ai as familjen se ka në Kosovë. Unë veç nipa e mbesa i kam katërmbëdhjetë, nuk e kam ndërmend të iki nga këtu. Albini do ta kryen madantin dhe do të ikë nga Kosova, nuk e lidhë asgjë me këtë vend”, tha Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat