Shpërthim në Mitrovicën e veriut, Policia jep detaje

Aktuale

Shpërthim në Mitrovicën e veriut, Policia jep detaje

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 08:58
Pamje nga veriu i Kosovës

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje për një shpërthim që ka ndodhur të mërkurën në Mitrovicën e veriut.

Sipas njoftimit, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar muret e një objekti dhe dritaret e një banese.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Mitrovicë Veri / 15.11.2023 – 23:30-23:50. Është raportuar se më 16.11.2023 si pasojë e shpërthimit të një mjeti të dyshuar janë dëmtuar muret e një objekti dhe dritaret e një banese. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes për trajtim të mëtejmë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat