Fabrika e ujit “Spirit Drini” procedohet në prokurori- dyshohet për keqpërdorime

Aktuale

Fabrika e ujit “Spirit Drini” procedohet në prokurori- dyshohet për keqpërdorime

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 14:27
“Spirit of Drini”

Fabrikë për Prodhimin e ujit në rajonin e Pejës “Spirit of Drini” është proceduar në Prokurorinë Themelore në Pejë, pasi që po dyshohet se ka keqpërdorur ujin ilegalisht, duke shkaktuar humbje të madhe të ujit të pijes.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi konfirmoi se rasti ka shkuar për procedurë në Prokurori.

Nga Menaxhmenti Rajonal i Hidrodrinit në Pejë, kanë thënë se pas një aksioni inspektorët rajonal kanë hasur në keqpërdorim të madh.

Ku thuhet se gjatë inspektimeve brenda hapësirave të fabrikës, janë gjetur e zbuluar dy lidhje ilegale.

“Gjatë inspektimeve në perimetrin brenda hapësirave të fabrikës, janë gjetur e zbuluar dy lidhje ilegale, njëra Ø 100 dhe tjetra Ø 32. Nga këto lidhje ilegale, është konstatuar të jenë shkaktuar humbje të konsiderueshme të ujit të pijes”.

Gazeta ka provuar të kontaktojë me drejtorin e fabrikës “Spirit of Drini”, por i njëjti deri në publikimin e këtij teksti nuk ka kthyer përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat