Shpërthim në veri të Mitrovicës, lëndohen dy persona, dëmtohen disa vetura - policia jep detaje të reja

Aktuale

Shpërthim në veri të Mitrovicës, lëndohen dy persona, dëmtohen disa vetura - policia jep detaje të reja

Më: 16 janar 2024 Në ora: 00:40 Përditësuar në ora: 08:49 më 16.01.2024
Pamje nga vendi i ngjarjes

Granata shpërtheu derisa tre persona po hynin në veturë, policia jep detaje për rastin në veri të Mitrovicës

Nga shpërthimi i një granate dore në orët e vona të së hënës në veri të Mitrovicës janë plagosur dy persona.

Njëri nga të plagosurit ka pësuar lëndime më të rënda, por ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se lidhur me këtë rast ende nuk është arrestuar ndonjë person dhe se nuk beson që rasti ka të bëjë me çështje etnike.

“Ende nuk ka të arrestuar, derisa nuk kemi arsye të besojmë që ky rast ka lidhje me çështje etnike”, tha Elshani.

Ai shtoi se granata ka shpërthyer jashtë hotelit “Bisevac”.

“Granata ka shpërthyer jashtë hotelit Bisevac, derisa tre persona kanë qenë duke hyrë në veturë”, u shpreh Elshani..

Nga Policia thanë se ngjarja ndodhi në orën 23:50. Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe shtatë vetura që gjendeshin aty pranë, ndërkaq autoritetet e sigurisë thanë se po merren për zbardhjen e këtij rasti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe EULEX-i dhe KFOR-i. 

Shpërthimi i granatës në veri – EULEX-i dhe KFOR-i shkojnë në vendin e ngjarjes

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë shpërthimit të një granate dore që ndodhi mbrëmë në afërsi të një hoteli në veri të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori i policisë për veri, Veton Elshani, tha se nga shpërthimi janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve me lëndime më të rënda por jashtë rrezikut për jetë.

Elshani tha se granate e dorës ka shpërthye te hoteli ‘Bisevac’ në veri të Mitrovicës. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet mbi këtë rast.

Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale serbe, shihet se në vendin e ngjarjes përveq Policisë së Kosovës janë parë edhe pjesëtar të EULEX-it dhe KFOR-it.

Arsyet se përse ka ndodhur ky shpërthim ende nuk dihen.

Dy të lënduar nga shpërthimi i granatës së dorës në Mitrovicë të Veriut

Dy persona janë lënduar pas shpërthimit të një granate dore në afërsi të një hoteli në Mitrovicë të Veriut, të hënën në mbrëmje.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani, ka njoftuar se nga shpërthimi janë dëmtuar 4-5 vetura e janë lënduar dy persona, prej tyre njëri më seriozisht, por jashtë rrezikut për jetë. 

Policia gjendet në vendin e ngjarjes. 

Image

Shpërthim në Mitrovicë të Veriut, ka të lënduar

Para disa minutave ka ndodhur në shpërthim në Mitrovicë të Veriut, në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve, ku si pasojë dy persona janë lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për këtë rajon, Veton Elshani.

“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hotel “Bisevac” ne rrugën Knjaz Millosh në Mitrovicë të Veriut” – ka thënë Elshani.

Tutje ai ka shtuar se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona kanë mbetur të lënduar.

Ai tha se njëri ka lëndime më të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë.

Elshani shtoj se njësit policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat