Kusari Lila: Këtë vit mund të mbahen zgjedhjet e rregullta – Opozita s’ka kredibilitet të flasë për to

Aktuale

Kusari Lila: Këtë vit mund të mbahen zgjedhjet e rregullta – Opozita s’ka kredibilitet të flasë për to

Më: 17 janar 2024 Në ora: 00:11
Mimoza Kusari Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se Qeveria Kurti është qeveria e parë e pasluftës që ka arritur ta çojë mandatin deri në fund.

“Jemi të vetëdijshëm që 60 ditë përpara munden me u shpallë zgjedhjet, munden të mbahen të rregullta edhe këtë vit, eventualisht vitin tjetër. Zgjedhjet e rregullta, që moti nuk ka pasur në Kosovë, përfshijnë fushatë 30 ditë”, tha Kusari Lila.

Shefja e GP të VV ka thënë se opozita “nuk janë as kredibilë as seriozë të flasin për zgjedhje”.

“E kanë filluar prej vitit të parë të qeverisjes të flasin për zgjedhje, e kanë vazhduar edhe tash. Kanë pasur edhe një nismë për mocion mosbesimi. Ka pasur vazhdimisht kërkesë por pa asnjë konsistencë dhe asnjë kauzë”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat